Bonucci te Juventusi deri në fund të karrierës

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 20:00 | Nga

Juventusi dhe Leonardo Bonucci gjejnë gjuhën e përbashkët.

Dëshira e klubit për të mbajtur me çdo kusht qendërmbrojtësin është përputhur me vullnetin e lojtarit që të mbetet në gjigantin italian.

Interesimi nga Manchester City dhe oferta joshëse e Guardiolës nuk e ka bindur Bonuccin të largohet nga Juventusi dhe marrëveshja për kontratën e re është vetëm çështje ditësh, raporton e përditshmja italiane ‘Tuttosport’.

Bonucci do të nënshkruajë për pesë vjet, që nënkupton se do të mbetet te kampionët e Italisë deri në moshën 34-vjeçare. Me marrëveshjen e re, 29-vjeçari do të përfitojë 5 milionë euro në stinor, plus bonuset.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme