Bonuçi i anulon dy tituj ”Zonjës së vjetër”

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 18:35 | Nga

Leonardo Bonuçi ka hapur një uebsajt personal, por kapiteni aktual i Milanit ka debutuar me gafë.

Ndërsa ai kalon disa pasazhe të karrierës së tij duke komentuar titullin e sezonit 2015-2016 me Juventusin, përkrah postimit dhe ndjesive të tij gabon me foton, në të cilën duket ai që mban “scudetto”-n me numër 32, transmeton Klan Kosova.

Por edhe pse ligjërisht fotoja mund të duket e drejtë, në të vërtetë, për tifozët e Juves dhe siç ka konfirmuar edhe ai vetë, kur vishte ngjyrat bardhezi, ai ishte titulli numër 34 në fushën e lojës, pasi juventinët i quajnë të vetët edhe dy titujt e “Calciopolit”.

Kaq ka mjaftuar që kjo gafë, ndoshta ky mohim i dy titujve nga ana e Bonuçit, të shtyjë ish-tifozët e tij që ta “godasin” me breshëri ofendimesh lojtarin e Milanits, shkruan Panorama, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme