Bora befason banorët e Afrikës së Jugut

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Një i ftohtë i pazakontë ka befasuar banorët e Afrikës se Jugut, e përveç erërave të forta që merrnin gjithçka para vetes – ishte bora ajo që mbuloi vendin.

Fillimisht të reshurat ishin koncentruar në zonat malore, por më vonë edhe në ato urbane. E një prej atraksioneve më të mëdha turistike Ceres – rreth 180 kilometra larg Cape Town, mori ngjyrën e bardhë, transmeton Telegrafi.

Në këtë rajon ka pasur reshje bore me një trashësi prej rreth 10 centimetra, e në tokë kishte mjaftueshëm borë që fëmijët të fillojnë t’i bëjnë dordolecët.

Lajmi për dordolecët në Ceres u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, kurse kolonat e veturave ishin me kilometra të gjata për shkak të interesimit të madh për ta parë borën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme