Me reshjet e borës, të gjithë mendonin se do të ulet ndotja e ajrit në Prishtinë, por kjo nuk po ndodh.
Edhe pse me temperatura në minus, cilësia e ajrit në Prishtinë nuk ka ndryshuar, shkruan lajmi.net.
Në bazë të matjes së fundit që është bërë në ora 10:00 nga matësi i Cilësisë së Ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit në kryeqytet është e pashëndetshme.
Sipas kësaj matje, në ora 10:00 në Prishtinë ndotja e ajrit ka arritur shkallën 173 PPM, shkruan lajmi.net.
Kjo shkallë e ndotjes është e dëmshme për fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme shëndetësore respirative.
Për këtë kategori e sidomos këshillohet që prindërit të mos i lënë fëmijët e tyre të dalin në ambiente të hapura. /Lajmi.net/