Bora Zemani zbulon pse mungoi në emision: Kam qenë shumë sëmurë!

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka munguar në dy puntata të emisionit “Për’puthen”, e kjo për arsye shëndetësore.

Ditën e parë u zëvendësua nga njëra prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërsa ditën e djeshme nga Elona Duro. Këtë të fundit e kemi parë herë pas here në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.

Ndërkohë ditën e sotme Bora ka reaguar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se është infektuar për herë të dytë me virus dhe tashmë ndodhet në shtëpi, duke marrë mjekimin që i nevojitet.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora, teksa e ëma i futet në dhomë për t’i sjellë antibiotikët.

Të ngjashme