Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), shumë shpjet do të vizitojë njësitë e ndërmarrjes “Trepça” në veri të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikate e AKP-së, pas mbledhjes së mbajtur nga Bordi i drejtorëve.
“Bordi i Drejtorëve diskutoi për ndërmarrjen shoqërore ‘Trepça’ nën administrimin e AKP-së, e cila trajtohet me prioritet nga ana e Agjencisë dhe konsiderohet me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës dhe në këtë kuadër Bordi u informua nga menaxhmenti për aktivitetet në këtë ndërmarrje dhe shqyrtoi raportin mujor të punës. Bordi, në vazhdën e vizitave të punës u pajtua që në ditët në vazhdim të vizitoj ‘Trepçën’, njësinë në veri të Komunës së Mitrovicës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesa e Komunës së Rahovecit që në pronën e ndërmarrjes shoqërore “Podrima” të ndërtohet një objekt i përkohshëm “Teatri Veror” në Hoqën e Madhe.
Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi dhe e aprovoi marrëveshjen e rishikuar në mes AKP-së dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për sa i përket procesit të shpërndarjes së pjesës së 20% për ish punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe ndihmën në hartimin e listave të punëtorëve legjitim përfitues. Gjithashtu Bordi u njoftua me raportin përfundimtar të Autoritetit të Likuidimit për ndërmarrjen shoqërore “KB Xhafa”, i cili do t’i dorëzohet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim.
Bordi po ashtu aprovoi rekomandimin e Autoritetit të Likuidimit për marrëveshjen e re të qirasë së aseteve të NSh-së me Federatën e Futbollit. Veç kësaj aprovoi edhe dhënien me qira të asetit të NSh “Ereniku-Industria”, në vendin e quajtur Piskotë, në përputhje me procedurat dhe metodologjinë për përcaktimin e çmimit të qirasë që parashihen me Rregulloren për qiradhënie