Bordi i AGK-së rikthen Çmimet Vjetore të Gazetarisë

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën prezentë ishin 7 nga 9 anëtarët.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e mbajtura gjatë këtij muaji, me theks të veçantë për fushatën e organizuar për “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Gjithashtu, anëtarët prezentë unanimisht votuan për t’i kthyer Çmimet Vjetore të Gazetarisë, çmime këto që do të bëhen publike ditëve në vijim.

Të ngjashme