Bordi i Asociacionit të Komunave s’merr pjesë në takim me Kurtin

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar përmes telefonit për Ekonomia Online se nuk do të marrin pjesën në takimin e thirrur nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Ibrahimi ka thënë se Bordi e ka marrë këtë vendim pasi që nuk janë ftuar të jenë pjesë e ekipit anti-Covid.

Përderisa Kurti ka thirrur për takim urgjent krerët e komunave rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave pritet të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Të ngjashme