Bordi i KEK-ut mblidhet sot për ta shqyrtuar gjendjen energjetike

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 09:34 | Nga

Pas paralajmërimeve të drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, se vendi shumë shpejtë mund të hyjë në krizë energjetike, Bordi i kësaj korporate do të mblidhet sot.

Burime të Insajderit e kanë konfirmuar këtë, duke thënë se aty do të diskutohet gjendja energjetike, dhe mundësitë për parandalimin e një situate të tillë.

Gjukaj ditë më parë ka thënë se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokalë duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.

“Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë”, ka thënë Gjukaj.

“Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëm të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen se si ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme