“Borë për 2-3 orë” – Moti për këto katër ditë të javës

Prishtinë | 20 Nën 2024 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Dita e enjte mund të zbardhë me borë.

Kështu ka paralajmëruar në emisionin Kosova Today, meteorologu Mendim Rugova.

Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.

“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depertojë deri mbi Ballkan që është emëruar si stuhua “Kaitano” sipas Agjencionit Meterologjik Spanjoll”, tha ai.

Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.

“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme