Boris Johnson bën thirrje për unitet në prag të samitit të NATO-s

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, është i vendosur të bëjë thirrje për unitet në NATO, në mes të tensioneve në rritje brenda bllokut ushtarak.

Një samit për të shënuar themelimin e Aleancës Veri-Atlantike 29 anëtarëshe, 70 vjet më parë, fillon të martën në Londër.

Mbledhja vjen në një situatë tensionesh të ngritura në mes Francës dhe Turqisë dhe një debati të vazhdueshëm lidhur me financat.

Muajin e kaluar, Presidenti Francez Emmanuel Macron e përshkroi NATO-n si “të vdekur në tru”, duke thënë se anëtarët e aleancës nuk po bashkëpunonin më për një seri çështjesh kryesore.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është përplasur në mënyrë të përsëritur me anëtarët evropianë të NATO-s për financimin e bllokut, është në mesin e liderëve botërorë që marrin pjesë.

Ai arriti në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. Trump pritet të zhvillojë bisedime të ndara me krerët gjermanë dhe francezë dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme