Ekonomia Online
FUNDIT

Boris Johnson nën hetim për pushimet me të fejuarën

Boris Johnson nën hetim për pushimet me të fejuarën

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është nën hetim nga Komisioneri Parlamentar për Standardet, mbi udhëtimin në  Karaibe i cili ka  kushtuar 15 mijë paund gjatë pushimeve verore të vitit 2019. Johnson  dhe e fejuara Carrie Symonds e realizuan këtë udhëtim luksoz në ishullin Mustique. Shumë shpejt lindën dyshime për mënyrën se si u financua. Komisioneri Parlamentar […]

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është nën hetim nga Komisioneri Parlamentar për Standardet, mbi udhëtimin në  Karaibe i cili ka  kushtuar 15 mijë paund gjatë pushimeve verore të vitit 2019.

Johnson  dhe e fejuara Carrie Symonds e realizuan këtë udhëtim luksoz në ishullin Mustique. Shumë shpejt lindën dyshime për mënyrën se si u financua.

Komisioneri Parlamentar i Standardeve ka bërë me dije se po merret me hetimin e  kryeministrit britanik për një shkelje të mundshme të Kodit të Sjelljes së deputetëve.

Johnson dhe Symonds, tre muaj më vonë pasi njoftuan fejesën e tyre , qëndruan në një vilë në ishull, pjesë e Shën Vincent dhe Grenadines.

Përveç udhëtimit kryeministri britanik po përballet me akuza edhe për një hua nga donator Tory për të financuar një rinovim prej 58,000 £ të banesës së  tij në Downing Street.

Të ngjashme