Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka takuar gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së dhe shtoi se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit të Unionit.
“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell në X.
Traditional meeting with our six Western Balkan partners, the future members of the EU
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 20, 2023
We discussed current global challenges, alignment, working jointly in multilateral fora, and reforms
Preparing for the next enlargement wave, we want to make progressive integration a reality pic.twitter.com/01OP5BDfpX