Borrell për shpërthimin në Sierra Leone: Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin dhe Qeverinë

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri evropian për Punë të Jashtme, Jossep Borrell, përmes një postimi në Twitter ka reaguar për shpërthimin e cisternës së naftës në Sierra Leone.

Ai tha se BE solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e vendit, njofton Klankosova.tv.

“Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e #SierraLeone pas shpërthimit tragjik që vrau dhe plagosi qindra njerëz dje në #Freetown.” shkroi Borrell në Twitter.

Të paktën 92 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një cisternë nafte shpërtheu pranë kryeqytetit “Freetown” të Sierra Leones.

Të ngjashme