Borrell viziton Sarajevën për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell do të qëndrojë sot në Sarajevë për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Kreu i diplomacisë evropiane do të mbajë një fjalim dhe do të takohet me udhëheqësit e lartë boshnjakë, duke filluar me anëtarët e Presidencës tripalëshe.

Objektivi i vizitës së Borrellit është të riafirmojë mbështetjen për perspektivën e integrimit evropian të vendit ballkanik, një proces që po ecën përpara shumë ngadalë për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis tre etnive të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme