36 pronarë lokalesh të dhëna me qira nga pushteti lokal i Gjilanit nuk i kanë shlyer detyrimet. Borxhi i akumuluar është 60 mijë euro.
Nga ana tjetër, Komuna nuk ka arritur t’i arkëtojë këto të hyra ngase deri tashti nuk kanë kontraktuar një përmbarues privat për mbledhjen e mjeteve financiare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa shuma të cilën Komuna e mbledh nga të hyrat e qirave brenda një viti është rreth 140 mijë euro.
Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, thotë se si drejtori kanë bërë punën e tyre dhe se ata qiramarrës, të cilët nuk i kanë bërë pagesat e tyre tashti do të përballen edhe me paditë të cilat i kanë ushtruar në gjykatë.
Thotë se akumulimi i borxhit është pasojë e mosshlyerjes së detyrimeve nga viti në vit.