Vetëm për 16 milionë euro është ulur borxhi për shpronësime nga viti 2016 deri më tani. Nga 148 milionë euro sa ka qenë borxhi në fund të vitit 2016, tani ai është 132.7 milionë euro, shkruan Koha Ditore.
Shumica e këtij borxhi nuk pritet të shlyhet as në vitin 2018, pasi që buxheti i ndarë për kategorinë e shpronësimeve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), sipas Projektligjit të Buxhetit për vitin e ardhshëm që ka kaluar në Qeveri javën e shkuar, është vetëm 18.4 milionë euro.
Edhe i tërë buxheti i ndarë për këtë ministri për vitin 2018 është për dy herë e gjysmë më i vogël sesa borxhi për shpronësime. Vlera e paraparë në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2018 është 49 milionë e 461 mijë euro.
Sipas zëdhënësit të MMPH-së, Bajram Kadriu, kjo ministri gjithmonë ka mungesë të buxhetit.