Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës borxhi publik ka kapur shifrën e 947.5 milionë eurosh deri në qershor të këtij viti.
Kjo tregon për një rritje prej 15.3 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 15.5 përqind nga 13.8 përqind.
Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të jashtëm prej 15.5 përqind, vlera e të cilit ka arritur në 443.0 milionë euro dhe borxhit të brendshëm prej 15.1 përqind 504.5 milionë euro.