Bosnja ende s’e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë me Kosovën, Rexhepi jep detaje

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 12:03 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka komentuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës për lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime, raporton Ekonomia Online.

Ajo, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë marrëveshje, duke shtuar se të njëjtën gjë nuk e ka bërë akoma Kuvendi i Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ajo tha se shpresojnë që muajin tjetër kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Bosnjës.

“Institucionet e Bosnjës akoma nuk e kanë bërë ratifikimin e marrëveshjes. Në Këshillin e fundit të Ministrave atje u largua nga rendi i ditës kjo pikë, që nuk u votua. Kështu akoma nuk ka shkuar për miratim në Kuvendin e Bosnje Hercegovinës”.

“Shpresojmë se nuk do të stagnojmë në këtë proces, shpresojmë që kjo së shpejti të ndodh, dhe të bëhet muajin tjetër”, ka thënë Rexhepi.

Të ngjashme