Bostoni fiton ndeshjen dramatike ndaj Detroitit

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Çereku i tretë ishte vendimtar në fitoren e Boston Celtics ndaj Detroit Pistons 108:105, me njërin ndër basketbollistët kryesorë në krye.

Kyrie Irving, në serinë 23:7, të ekipit të Bostonit, ku shënoi 11 pikë rresht, përfshirë tri trepikësha, e kaloi me shokë pengesën e quajtur Detroit Pistons. Irving, në total, realizoi 31 pikë dhe Celtics triumfoi ndaj Pistons për herë të dytë në katër ditë, transmeton KTV.

Më i miri mbi parket te skuadra mysafire ishte Blake Griffin, me dyshifror të dyfishtë, prej 24 pikësh e 15 kërcimesh, e double-double pati edhe Andre Drummond, me 17 pikë e 12 kërcime, por që, në fund, mbetën vetëm për statistika.

Detroiti udhëhiqte dy pikë epërsi, 60:58, në minutën e tretë të periudhës së tretë, por Celtics, me 10 pikë rresht, e mori avantazhin dhe nuk e ktheu më kokën prapa për fitoren e tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme