Bota e ri-dizajnuar për distancë sociale

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Koronavirusi ka bërë që e gjithë bota të funksionojë më ndryshe.

Shumë vende kanë mbyllur bizneset për të parandaluar përhapjen e pandemisë, e kjo do të ketë ndikim të madh ekonomik, transmeton KOHA.

Por disa tani kanë filluar që të lejojnë hapjen e bizneseve, por me rregulla të reja.

Shumë biznese kanë filluar që tu shërbejnë konsumatorëve të tyre, por se ata duhet të mbajnë distancë në mes vete, të kenë doreza e maska, për tu futur në dyqane e për të pritur në rend për tu shërbyer.

Distanca e preferuar për të parandaluar pandeminë është 1.5 metra larg njëri tjetrit, e në këtë mënyrë edhe vendet e punës e edhe dyqanet ku shërbejnë konsumatorët, kanë krijuar rregulla të distancës.

Më poshtë janë disa fotografi, të bëra nga reuters, të cilat tregojnë funksionimin e bizneseve me rregullat e reja.

Të ngjashme