Kriza me energjinë elektrike është vetëm njëra prej disa problemeve që bota pritet të përballet në muajt e parë të vitit të ri.
Ngritja e çmimit të energjisë veçse është konfirmuar, por në muajt në vijim do të ketë ngritje të madhe të çmimeve nga ushqimi e deri tek automjetet
Ngritja e lartë e çmimit të energjisë elektrike dhe rritja e inflacionit kanë nisur të shkaktojnë pakënaqësi nëpër botë.
Në Britaninë e Madhe, ani pse qeveria ka ngritur taksat në të njëjtën kohë, nisja e një eksperimenti ekonomik në një prej shteteve më të goditura nga pandemia, nuk është pritur mirë.
Sipas vlerësimeve, çmimi i jetesës do të godasë në muajin prill, duke tkurrur ndjeshëm financat e amvisërive por edhe të kompanive të mëdha. Mirëpo, ngritjen e çmimeve më së shumti do ta ndiejnë familjet edhe ashtu të goditura rëndë nga pandemia.
Problemet janë duke u shkaktuar nga të gjitha këndet. Çmimi i konsumit në Britani është rritur për 5.4 për qind në dhjetor, më së shumti në 30 vjetët e fundit. Banka e Anglisë ka nisur të ngritë normat e interesit.
Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë pritet të ngritë çmimin e energjisë deri në 50 për qind në muajin prill. Gjatë kësaj periudhe, pritet të nisin pagesat e taksave me qëllim që të riparohen financat publike të Britanisë.
Grupi “Resolution Foundation” vlerëson se rezultati i krejt kësaj do të jetë një katastrofë për standardet e jetesës.
Teksa deputetët nëpër shtetet e botës po diskutojnë nëse duhet ashpërsuar masat për mbrojtje nga koronavirusi, çmimi i jetesës shumë shpejt pritet të bëhet tema kyç nëpër shoqëri. Shpejt do të kthehet edhe në rrezik të vërtetë për qeveritë.
Kalimi i ditës në Britani vlerësohet se do të jetë shumë i vështirë në muajin prill. Çmimet e energjisë elektrike dhe gazit janë rritur fort nëpër gjithë Evropën.
Edhe inflacioni e ka bërë të veten. Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrugës që të ngrihet në nivelet rekorde të 30 vjetëve të fundit. Kjo kryesisht është nxitur nga ngritja e çmimit të gazit.
Disa shtete, si Italia dhe Spanja, kanë ndalur energjinë elektrike dhe kanë ofruar ndihma financiare për ta lehtësuar krizën.
Amvisëritë mund ta shmangin disi krizën, por bizneset nuk mund t’i ikin asaj.
Rreziku është që në muajin prill, ekonomia botërore të tkurret më shumë sesa pritej në nëntorin e vitit 2021.
Pa ndonjë intervenim nga shtetet, gjendja do të jetë edhe më e rëndë.
Çmimi i ushqimit dhe shërbimeve po vazhdon të rritet në nivele të papara në dekadat e fundit në SHBA. Vetëm në muajin dhjetor çmimi ishte ngritur për 7 për qind, ndërkaq inflacioni pritet të jetë 5 për qind.
Pengesat në zinxhirin botëror të furnizimeve, që janë shkaktuar nga pandemia, ende janë fajtore për mungesën e madhe të ushqimit dhe ngritjen e çmimeve, që prej automjeteve, mishit e mobilieritë.