Botë, mbi 7 milionë të infektuar dhe mbi 3 milionë të shëruar nga Covid-19

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.

Sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 7,026,091 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 403,074 viktima si dhe janë shëruar 3,435,727 pacientë, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 1,991,799 teksa kanë vdekur 112,137 persona si dhe janë shëruar 752,049 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 677,553 të infektuar, 36,062 të vdekur dhe janë shëruar 302,084 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 467,673 të prekur, kanë vdekur 5,859 njerëz si dhe janë shëruar 226,731.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

Të ngjashme