Botohen tre libra që shpërfaqin krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 11:47 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, ka bërë promovimin e botimeve të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Librat të cilët u promovuan janë: “Kundër Harresës”; “Plaçkitja dhe shkatërrimi i fondit arkivor të Kosovës nga Serbia, para dhe gjatë luftës 1998,99” dhe “Trashëgimia e shkatërruar e Kosovës 1998/98”.

Këto libra kanë autorë të ndryshëm shqiptarë, raporton Ekonomia Online.

Munir Basha, zëvendësministër i ministrisë së Drejtësisë, ka thënë se populli i Kosovës sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Andaj, ka thënë se MD-ja është e vetëdijshme për ngritjen e padisë kundër Serbisë dhe dënimi i fajtorëve që kanë lidhje me krimet në Kosovë.

Ismet Salihu, ushtrues detyre në institutin për krimet e luftës ka thënë se çdo promovim i librit është i rëndësishëm e sidomos librat të cilët qesin në pah dhunën e ushtruar nga pushtuesi serb.

“Me këto libra ruajmë kujtimet e asaj se çfarë ka ndodhur ne Kosovë”, ka thënë Salihu duke treguar që librat janë në dy gjuhë në shqip dhe anglisht.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se nuk është aktivitet i përmasave të zakonshëm ky promovim i librit.

Sipas tij këto tri botime sjellin në kujtesë krimet serbe të bëra mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“Fatkeqësisht nuk është ende një shifër e saktë për të treguar çfarë është bërë në popullin e Kosovës. Është një detyrë tepër e rëndësishme e institutit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës”, ka thënë Minxhozi.

Fitnete Ramosaj, njëra nga tre autorët, ka falënderuar të pranishmit dhe ka thënë se shoqëria shqiptare ka bërë pak për të argumentuar gjendjen e tyre që u ka ndodhur gjatë luftës.

“Krejt këto shkrime janë dëshmi të nënave, fëmijëve, baballarëve e burrave të cilët janë përballur në keqtrajtime”, ka thënë ajo.

Ramosaj ka apeluar tek institucionet për të bërë më shumë rreth zbardhjes së gjenocidit të ndodhur në Kosovë.

Të ngjashme