BQK-ja kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Kosovës ka kërkuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore që të rris skemën e garantimit të kredive për bizneset.

Në takimin që u zhvillua mes Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare të BQK-së, Sokol Havolli, dhe drejtuesit e FKGK-së, janë diskutuar mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë të cilët kanë qasje më të limituar në produkte financiare.

Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e marra për të forcuar dritaret e agrobiznesit, si dhe për financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, instrumente këto që do mundësojnë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë të bizneseve të këtyre kategorive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme