Braathu: I gëzohemi dënimeve

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 13:10 | Nga

Kreu i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu tha se është i lumtur për aktakuzat dhe dënimet që po shqipton gjyqësori.
Drejtuesi i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu që është pjesë e panelit të diskutimeve për integrimet evropiane në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Prishtinë, tha se po e gëzojnë aktakuzat e ngritura dhe dënimet.

“Jemi të lumtur kur shohim jo vetëm aktakuza të shkumta, por edhe dënime,” tha Braathu.

Por ai tërhoqi vëmendjen se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk bëhet shpejt.

Kreu i OSBE-së tregoi se kë përkrah misioni i drejtuar prej tij. Ai foli edhe për gazetarët dhe lirinë e shprehjes.

“Kemi liri të zhvilluar mirë të mediave dhe liri të shprehjes. Por kemi mundësi edhe për më shumë gazetari hulumtuese. Sguria e gazetarëve ëshrë fushë ku ne punojmë. Misioni ynë ka bashkëpunuar me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Gazetarëve Serbë të regjistruar në Kosovë,” tha Braathu.

Ai lavdëroi edhe Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës ëshrë storje suksesi,” tha Braathu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme