Braathu: Shqetësuese, 82% e grave në Kosovë janë të papuna

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 11:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gratë ndërmarrëse nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, kanë prezantuar bizneset e tyre në Panairin e hapur në Prishtinë.

Qëllimi i këtij panairi është inkurajimi i grave ndërmarrëse për vazhdimin e prodhimeve të ndryshme.

Ambasadori i OSCE-së në Kosovë Jan Braathu tha se fuqizimi i grave ndërmarrëse është fuqizim i ekonomisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Nëse duam të fuqizojmë ekonominë atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi që të krijohen pengesa apo që të pengohen gratë  që të marrin pjesë në ekonomi, në biznes në zhvillimin e saj.  Dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë korrektësi politike thjeshtë është e logjikshme që gratë të realizojnë potencialin e tyre të plotë. Shkalla e papunësisë ka qenë çështje problematike që moti tashmë Ajo është duke shënuar rënie dhe kjo është një gjë e mirë, mirëpo shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është ende shumë e lartë. Në fakt pjesëmarrja e grave në tregun e Kosovës është më e ulëta se në gjithë regjionin. 82% e grave në Kosovë janë të papuna, gjë që është statistikë shokuese. Nuk është mirë për grat, për familjet dhe për Kosovën një çështje tejet shqetësuese.

Ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler tha se është nder i madh të jetë pjesëmarrës në hapjen e këtij panairi.

“Dua të konfirmoj se nuk ekziston një profesion në botë të cilin një grua nuk mund ta bëjë. Gratë mund të arrijnë gjithçka që ato duan ashtu sikurse edhe burrat.

Nadire Hasani  e cila në këtë Panair u prezantua me produktet e biznesit të saj “Sofra” tha se po të mos kishte ndihma prej donatorëve nuk do të arrinte këtu.

“Këto ndihma i shtyjnë edhe më shumë gratë që të punojnë. Unë  fillimisht vet kam pasur ndihma qysh në fillim dhe pastaj donator të ndryshëm më kanë ndihmuar deri këtu ku kam ardhur. Po të mos kishte ndihma prej donatorëve nuk do të kishim qenë këtu”, tha Hasani.

Ndërsa Olivera Milosevic nga veriu i Mitrovicës tha se aktivitete e tilla nuk janë të mjaftueshme për fuqizimin e grave në biznes.

“Ne po marrim disa trajnime në Mitrovicë, në Rugovë dhe këto janë ngjarjet përfundimtare për gratë nga Mitrovica Veriore, prej Mitrovicës Jugore, prej Pejës dhe prej Gjakovës. Ne merremi me shumëçka, me kremra, me torba, çanta, ëmbëlsira. Nuk ka donacione konkrete për gratë nuk ka investim. Unë po propozoj për ministritë për donatorët që të investojnë në biznese të grave”, theksoi Milosevic.

Panairi do të qëndroi i hapur për dy ditë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të ngjashme