Brad Pitt ka kaluar një vit të vështirë për shkak të divorcit dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve me Angelina Jolie. Por ai ka kuptuar se i është mirënjohës ish-gruas së tij për gjithë këtë situatë.
Gjithçka ka ndikuar në mënyrë pozitive për jetën e tij pasi ka arritur të heqë dorë nga alkooli. Në fakt, ai ia adreson Angelinës të gjithë forcën që tregoi në seanca gjyqësore, ndërkohë që brenda vuante.
“Brad ka qenë në gjendje që të ruajë seriozitetin pavarësisht nga stresi dhe presioni ligjor që ka marrë nga Angelina gjatë divorcit.
Gjatë kësaj kohe të vështirë, ai është i lumtur dhe krenar që ka qenë në gjendje të jetë mirë nga ana shëndetësore dhe psikologjike. Në atë periudhë të errët, Brad qëndroi më shumë në punë dhe mori disa vendime të mira për veten”, tha një burim pranë tij për “HollywoodLife”