Braha: S’përdorëm klor për pastrimin e rrugëve, mund të jetë i dëmshëm për ambientin e qytetarët

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 15:55 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dezinfektimit të autobusëve urban e mbylljes së qendrave për të moshuar, Komuna e Prishtinës, ka bërë edhe një hap tjetër si masë parandaluese për mos përhapjen e Coronavirusit.

Që nga orët e hershme të mëngjesit Komuna ka filluar me pastrimin e rrugëve. Medina Braha, drejtoreshe e Shërbimeve Publike, tha për Ekonomia Online se larja e rrugëve duhet të bëhet kur temperatura minimale është mbi 5 gradë celsius.

“Pastrimi i rrugëve, larja e tyre bëhet në temperatura kur është temperatura minimale mbi 5 gradë celsius. Ne këto ditë veç se do të fillimin me larjen e tyre të rregullt, por duke pasur parasysh që kemi situatën që kemi prezent edhe Coronavirusin, atëherë sot kemi filluar me një larje të thellë edhe përveç rrugëve kryesore që janë në orarë të zakonshme i kemi kërkuar operatorëve që të bëjnë larjen e të gjitha rrugëve tjera në qytet edhe kjo do të vazhdojë edhe për disa ditë në vijim sepse është e pamundur të përfundohen gjithë gjatë një ditë”, tha ajo.

Braha, tregoi se larja e  rrugëve është bërë me detergjent. Sipas saj, ka pasur sugjerime të përdoret edhe klori, mirëpo, ajo tha se është konstatuar se mund të paraqes dëm  për ambientin edhe për personat që mund të kalojnë në rrugë gjatë periudhës kur bëhet pastrimi.

“E kemi diskutuar këtë edhe brenda stafit emergjent që kemi themeluar tash në Komunë e Prishtinës. Kishte edhe sugjerime të përdoret klori, por sipas vlerësimeve që kemi marrë nga njerëz kompetent, është konstatuar se klori mund të paraqet një  dëm edhe për ambientin edhe por edhe për personat të ndryshëm që mund të kalojnë në rrugë gjatë asaj periudhe”.

“Është e pamundur që të ndalësh qarkullimin në të gjitha rrugët, edhe duke pasur parasysh që vazhdimisht na sugjerohet që të bëjmë larjen e shpeshtë të duarve me detergjent të lëngshëm, sepse edhe ajo ka  një efekt deri diku, poashtu ne në rrugë kemi përdorë detergjent të lëngshëm me çka mendojmë që do të bëhet një pastrim më i thellë, një larje më e thellë e tyre”, tregoi ajo.

Braha theksoi se larja e rrugëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për aq kohë sa nuk bien temperaturat.

“Larja do të zgjasë deri në atë kohë që mendojmë që nuk bien temperaturat sepse ne duhet të mendojmë edhe pasi të pastrohen disa orë derisa ato të teren, sa nuk bie temperatura në minimumin që lejohet, por me qëllim që pastaj mos të shkaktojmë ngrica prej tyre. Kjo do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”.

“Rrugët e njëjta pastrohen prapë edhe në situatë normale, por e ka secila orarin e vet. Duke pasur parasysh edhe kufizimet buxhetore që kemi, jo secila rrugë lahet çdo ditë. Ajo do të vazhdojë, momentin që ka temperatura të përshtatshme për to ajo do të vazhdojë, sepse ne akoma jemi me mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ku kryesisht parashihen ngricat, largimi i borës por kemi disa mjete buxhetore edhe për larjen e tyre, pastaj prej 15 maj fillon mirëmbajtja verore e tyre ku ka vetëm fshirje dhe larje të rrugëve”, theksoi Braha.

Pas mesnate, nga laboratorët e  Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u konfirmuar edhe një rast i ri me Coronavirus, duke quar kështu numrin e të infektuarve në 16.

Të ngjashme