Victoria Molyneux 27–vjeçare arriti të shndërrohej në një milionere pasi braktisi shkollën. Duke ditur që rezultatet e dobëta në shkollë do e pengonin në rrugën drejt një profesioni, ajo vendosi ta braktiste atë.
Por pikërisht këtu nis dhe historia e saj, ajo vendosi të hapte një kompani mode dhe ti përkushtohej asaj, kompani e cila sot kushton miliona sterlina.
Victoria Molyneux e hapi biznesin 5 muaj pas lindjes së vajzës dhe nuk e mendonte kurrsesi që shitjet do rriteshin kaq shpejt.
Qëllimi ishte të krijonte veshje për “trupa realë”, siç i quan 27-vjeçarja. “Kur shikoja faqet e ndryshme në internet, mendoja sesi kishte mundësi që rrobat dukeshin kaq ndryshe veshur në trupa të hollë. Ajo që unë të bëj është t’u tregoj njerëzve se si duken rrobat në trupa normalë njerëzish”
Shumë shpejt marka e saj tërhoqi një numër të lartë konsumatorësh për shkak se njerëzit pëlqenin realitetin që ajo paraqiste përmes fotove reale të rrobave.
Marka e saj njihet më së shumti për çanta dhe veshje të cilat përveç se janë elegante dhe shumë fine janë më pak të kushtueshme se zakonisht.
Ndonëse eksperienca e saj në shkollë e kishte bërë të mendonte që ajo do e kishte të vështirë të arrinte ndonjë sukses në jetë ,ajo arriti të vërtetonte të kundërtën.
Tashmë me një staf prej 22 persona dhe më disa marrëveshje të arritura me Geordie Shore e Holly Hagan, ajo është drejt rrugës duke u shndërruar në një emër të njohur të modës.