Brazili ka regjistruar një rekord të numrit të përditshëm të viktimave si pasojë e koronavirusit, me 1,179.
Ky virus është lidhur me pothuajse 18,000 fatalitete në këtë shtet.
Sa i përket infektimit, Brazili aktualisht gjendet në vendin e tretë më të prekur në botë nga COVID-19, njofton Reuters.
Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17,408 raste pozitive, derisa vëzhguesit kanë thënë se piku i virusit në këtë shtet mund të pritet në muajin qershor.
Brazili është i ndarë thellësisht për mënyrën sesi duhet luftuar pandeminë.