Brazili ka raportuar dhjetëra mijëra raste të reja të të prekurve nga pandemia globale të quajtur COVID-19.
Brazilianët kanë regjistruar 49.229 raste të reja me coronavirus vetëm gjatë 24 orëve të fundit, raporton CNN.
Gjithashtu numri i vdekjeve është shtuar edhe për 1.212 persona, ku disa prej tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera, transmeton Telegrafi.
Tani Brazili ka regjistruar 3,456,652 raste të virusit që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri zyrtar i vdekjes nga COVID-19 është rritur në 111,100.
Ndryshe, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, ky i fundit është vendi i dytë me numrin më të madh të të infektuarve në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.