Brazili gjatë ditës së djeshme ka regjistruar 3 mijë e 650 viktima nga COVID-19, numri i tij më i lartë ditor i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo është hera e dytë që Brazili ka regjistruar më shumë se 3 mijë vdekje nga koronavirusi brenda një dite, shkruan CNN.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 307 mijë e 112, teksa janë regjistruar edhe 82 mijë e 245 raste të reja me COVID-19 duke e quar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 12 milionë e 404 mijë e 414 të prekur.