Brazili shënon rekord të tmerrshëm të vdekjeve nga Covid-19 për 24 orë

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Brazili të mërkurën raportoi shifër rekorde prej 3.869 të vdekurve nga Covid-19 për 24 orë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në shtetin më të madh të Amerikës Jugore shkoi në 321.515. E mërkura ishte dita e dytë radhazi me shifër rekorde të të vdekurve, pasi të martën u regjistruan 3.780 raste fatale.

Përpos të vdekurve, gjatë 24 orëve të kaluara në Brazil u regjistruan edhe 90.638 raste të reja të infeksioneve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 12.7 milionë, shkruan Anadolu.

Me popullsi prej më shumë se 213 milionë banorëve, Brazili është shteti i dytë në botë që është prekur më së rëndi nga pandemia e koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara.

Vendi është përballur me ditë edhe më të vështira kohëve të fundit për shkak të mbushjes së reparteve të kujdesit intensiv me pacientë dhe përhapjes së një varianti më ngjitës të virusit, që besohet se e ka prejardhjen nga Amazona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme