Brenda 24 orëve dy persona gjenden të vdekur, një grua në Pejë dhe një burrë në Klinë

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një grua në shtëpinë e saj në Pejë është gjetur pa shenja jete të shtunën. Policia njofton edhe për gjetjen e një burri të vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.

Rastet janë bërë të njohura në raportin 24-orësh të policisë.

Rastet janë hapur në polici si “hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Klinë 19.11.2022 – 12:02. Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.

Pejë 19.11.2022 – 12:50. Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme