Brenda 24 orëve ngriten 39 aktakuza për 61 persona për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve janë ngritur 39 aktakuza për 61 persona për vepra të ndryshme penale.

Personat e përfshirë në këto vepra penale 12 prej tyre janë ndaluar 12 persona si dhe për 12 persona të tjerë janë caktuar masa e paraburgimit.

”Prishtinë, 11 Janar 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore
janë ngritur tridhjenëntë (39) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa përcaktimin e paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur shtatëmbëdhjetë
(17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, me ç ‘rast Prokurori i Shtetit kaurdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, derisa rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen”.


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të Prokurorëve kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur tetë (8)aktakuza, kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprapenale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1)personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Me urdhër të Prokurorit janë caktuar masat për personat për vepra të ndryshme penale, të cilat janë përcaktuar nga të Prokurorit Themelor në qytete e Kosovës në Prishtinë , Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan,

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person,pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në një rast, njëri prej tyre dyshohet
se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, ndërkaq tjetri për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për
shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë
(25) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve,
për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim’’ nga neni 294 paragrafi 3
lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK, ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56
paragrafi 1 nënparagrafi 1.1. të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të
Terrorizmit, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me nenin 113.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1)
person të dyshuar (i mitur) për shkak të veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për
shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si
në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës
kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, Dy (2) persona janë ndaluar
për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Sulmi”,
dhe një kërkesë për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja ne posedim të pasurisë së luajtshme”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Vjedhja e pyllit”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për
shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të
veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale të ndryshme.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje e Shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme