Praktika ngelet një nga problemet kyçe që po i përcjell studentët e disa fakulteteve të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Nga Qendra për Arsim e Kosovës shprehin nevojën që Universiteti duhet të ofroj mundësi teorike dhe praktike më cilësore, ndërsa nga rektorati thonë se e kanë hartuar strategjinë tri vjeçare për ta jetësuar praktikën brenda këtij Universiteti.
Ana praktike brenda kampusit universitar, nëpër disa fakultete të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” vazhdon të ngelet një nga hendikepet që po i përcjell studentët e këtij universiteti në vazhdimësi.
Drejtori nga Qendra për Arsim e Kosovës, Dukagjin Pupovci këtë problem e sheh në dy nivele si nga ana teorike dhe ajo praktike që po ju ofrohet studentëve në disa fakultete të Universitetit Publik.
Ai po ashtu tha se po të bëhej një test PISA për studentët rezultatet do të dilni befasuese sa i për përket performancës së dobët në të dyja nivelet.