Brenda një muaji, 215 punëtorë të QKUK-së e deklaruan rrejshëm praninë në punë

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 07:37 | Nga

Mbi 200 raste të mosrespektimit të orarit të punës nga stafi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë shqyrtuar për muajin korrik, shkruan sot Koha Ditore.

Më së shumti vërejtje ka pasur në Klinikën e Gjinekologjisë, atë të Kirurgjisë dhe të Ortopedisë.

Kryetari i Komisionit për kontroll të brendshëm, Fakir Spahiu, ka thënë se nuk do të bëhet kompromis me askënd që nuk e respekton orarin e punës. Sipas tij, gjatë muajit korrik janë regjistruar 215 vërejtje nga shefat e klinikave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme