Kompanitë në Britani të Madhe duket se kanë vendosur të ulin investimet për shkak të BREXIT-it edhe nëse kryeministrja Theresa May do të arrijë një marrëveshje për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.
Sipas Dhomës Britanike të Tregtisë (BCC), në vitin 2019 investimi i biznesit parashikohet të bjerë me 1 për qind.
“Mosveprimi politik ka pasur tashmë pasoja ekonomike, me shumë firma që godasin frenat për investime dhe vendime të rekrutimit. Më keq akoma, disa kompani kanë lëvizur planet e investimeve dhe rritjes si pjesë e përgatitjeve të tyre të paparashikuara. Disa nga ky investim nuk mund të kthehen kurrë në Britani të Madhe”, tha Adam Marshall, drejtori i përgjithshëm i BCC.
Në vitin 2018, investimet ranë në pikën më të ulët që nga kriza financiare botërore në vitin 2008-2009.
Ministri britanik i Financave Philip Hammond, thotë se ai pret një rritje në investime nga kompanitë atëherë kur do të arrihet një marrëveshje rreth BREXIT-it.
Por BCC tha se një BREXIT pa marrëveshje ka kosto të larta për bizneset në Britani të Madhe dhe sipas Dhomës investimi i biznesit pritej të rritet me 0.6 për qind në vitin 2020 dhe 1.1 për qind në vitin 2021.