Brexit: Parlamenti britanik pritet të pezullohet

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Pezullimi pesë-javor i Parlamentit Britanik do të fillojë më vonë, pasi deputetët pritet të refuzojnë përsëri thirrjet e qeverisë për zgjedhje të parakohshme.

Deputetët e opozitës konfirmuan që ata nuk do të mbështesin presionin për një votim në 15 tetor, duke këmbëngulur se një ligj që bllokon një Brexit pa marrëveshje duhet të zbatohet së pari, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ministrat kanë thënë se ata do të “testojnë” atë që kërkon ligji – që pritet të marrë miratimin përfundimtar të hënën – prej tyre.

Boris Johnson është paralajmëruar se ai mund të ballafaqohet me veprime juridike për lëshimin e tij.

Qeveria e ka përshkruar ligjin – i cili do ta detyronte kryeministrin të kërkonte një vonesë në Brexit nëse deputetët nuk e kanë aprovuar një marrëveshje të re ose asnjë marrëveshje deri më 19 tetor – si “mashtrues”.

Doëning Street konfirmoi se pezullimi i pritshëm i Parlamentit deri më 14 tetor do të fillojë në fund të seancës së së hënës.

Kjo do të thotë që deputetët nuk do të marrin një shans tjetër për të votuar për zgjedhje të parakohshme.

Të ngjashme