Britani, dorëheqja e dytë në kabinetin Boris Johnsonit

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punës në Britani të Madhe, Amber Rudd ka dhënë dorëheqje nga detyra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dorëheqjen e saj Rudd e ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Twitter.

Lidhur me arsyetimin e dorëheqjes, ministrja Rudd ka theksuar përjashtimin e bërë nga kryeministri britanik Boris Johnson të 21 deputetëve nga grupi parlamentar i Partisë Konservatore.

“Mirë, nuk mund të qëndroj spektatore ndërkohë që konservatorët besnikë përjashtohen”, deklaroi Rudd duke njoftuar se është larguar edhe grupi parlamentar i partisë së saj.

Edhe Jo Johnson, vëllai i kryeministrit Johnson, ditë më parë dha dorëheqje nga detyra në kabinet dhe si deputet.

Lidhur me arsyen e dorëheqjes së tij Jo Johnson deklaroi se kishte mbetur mes besnikërisë ndaj lidhjeve familjare dhe interesave të vendit.

Të ngjashme