Britania e Madhe bën thirrje që të respektohet Kushtetuta pas votimit të mocionit

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes së të enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.

‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë’’, thuhet në reagim.

Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të…

Gepostet von British Embassy, Pristina am Donnerstag, 26. März 2020

Të ngjashme