Britania e Madhe largohet nga BE-ja në mars të 2019, kabineti sot diskuton projekt-marrëveshjen

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe dhe negociatorët e Bashkimit Europian kanë dalur me një projekt-marrëveshje sa i përket çështjes BREXIT.

Takimi i posaçëm i kabinetit për të diskutuar amandamentin, pritet të mbahet këtë të mërkurë.

Takimet kokë më kokë u mbajtën me ministrat në numrin 10 të martën në mbrëmje.

Pika e fundit e fërkimit në bisedime kishte qenë kufiri i Irlandës së Veriut

Secila marrëveshje duhet të miratohet nga kabineti, deputetët e Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian të premten e 29 marsit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme