Qeveria e Britanisë së Madhe është duke e konsideruar mundësinë që të ndalojë ngjarjet sportive për shkak të përhapjes së coronavirusit. Por kjo nuk do të ndodhë menjëherë, ka raportuar BBC.
Të enjten, kryeministri Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe po e analizon situatën për të ndaluar ngjarjet e mëdha publike, duke përfshirë edhe ndeshjet sportive.
Në Britani të madhe janë konfirmuar 596 raste të njerëzve të prekur nga koronavirusi.
Sporti në gjithë botën është prekur fuqishëm nga ky virus. Ngjarjet sportive po anulohen vazhdimisht.