Britania e Madhe raporton mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 16 mijë raste të reja nga virusi korona, bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara të shtunën, ndërsa një ditë më parë raportoi 15 mijë sosh.

Shkalla e infeksionit në vend është rritur ndjeshëm javëve të fundit, duke bërë që kryeministri britanik, Boris Johnson, si dhe udhëheqës të tjerë rajonalë të vendosin kufizime më të rrepta dhe bllokime lokale.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Britani të Madhe u rrit në 705 mijë, derisa janë shënuar deri më tani rreth 43 mijë viktima, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova

Vala e dytë e COVID-19 në Europë mori një kthesë dramatike për keq këtë javë, duke detyruar qeveritë në të gjithë kontinentin të bëjnë zgjedhje të vështira pasi më shumë se një duzinë vendesh raportuan numrin e tyre më të lartë të infeksioneve të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme