Britania e Madhe rrezikon të mos ofrojë internet me shpejtësi të lartë

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe rrezikon të mos e arrijë objektivin e saj për të ofruar internet me shpejtësi të lartë të 85% të megabajt deri në vitin 2025.

Kjo është paralajmëruar nga deputetët e vendit duke thënë se kjo është e paarritshme dhe se ka shqetësime nga industritë e internetit.

Qeveria kishte synuar realizimin e këtij premtimi mirëpo më pas pritjet u zvogëluan kur doli se vetëm 25 për qind e fondeve të premtuara prej 5 miliardë funtesh do të ishin dispozicion.

“Vendimi i Qeverisë për të braktisur premtimin e saj për internet të gjerë deri në 2025-n, na është thënë se angazhimi për këtë është i vonuar dhe është joreale dhe e paarritshme”, ka thënë Julian Knight, kryetari i Komitetit.

Gjithashtu, në ditën e publikimit të raportit nga Komiteti, Qeveria i paraqiti hapat e ardhshëm në planin e saj. Zyrtarët kanë deklaruar se shtëpitë dhe bizneset që nuk kanë akoma qasje në internet të shpejtë, do të kenë pas realizimit të premtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme