Britania e Madhe ul detyrimin e karantinës për udhëtarët

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kufizimet e udhëtimeve me rastin e festave të Krishtlindjeve do të jenë më të pakta për ata që do të mbërrijnë ose do të dalin nga Britania e Madhe, deklaroi qeveria e Boris Johnson, zyrtarizuar nga Ministri i Transportit, Grant Shapps.

Nga 15 dhjetori do të ketë një ulje në detyrimin e karantinës për ata që zbarkojnë në Britaninë e Madhe, nga 14 ditët aktuale në vetëm 5, duke iu nënshtruar një tamponi pas mbërritjes.

Karantina u vendos në ishull në verë kundrejt shteteve të shumta dhe më pas u revokua për pothuajse të gjithë, duke përfshirë të gjitha vendet europiane në qendër të valës së dytë të infeksioneve të pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme