Qeveria e Britanisë së Madhe ka firmosur marrëveshje për 90 milionë doza të vaksinave premtuese për koronavirus që po zhvillohen.
Vaksinat po hulumtohen nga një aleancë mes kompanive farmaceutike BioNtech dhe Pfizer dhe një tjetër nga firma Valneva, shkruan BBC.
Kjo është marrëveshje e re e nënshkruar nga Qeveria e Britanisë, pas porosisë së 100 milionë dozave të vaksinës së Universitetit të Oksfordit që po zhvillohet nga AstraZeneca.
Mirëpo, është ende e paqartë se cila vaksinë eksperimentare do të funksionojë. Vaksina është mundësia më e madhe për t’u kthyer në jetën normale. Hulumtimet për vaksinën e re po bëhen në një shkallë të paprecedent dhe aktualisht janë më tepër se 20 vaksina në fazën e testimeve klinike.
Disa mund të provokojnë sistemin imunitar, por asnjëri ende nuk është dëshmuar se mbron nga infeksioni.
Qeveria e Britanisë ka siguruar tash qasje në tri lloje të ndryshme të vaksinave: 100 milionë doza nga vaksina e Oxfordit, 30 milionë doza nga ajo e BioNtech/Pfizer dhe 60 milionë doza nga Valneva.
Duke përdorur stile të ndryshme të vaksinave rrit mundësinë që një nga to mund të funksionojë.
Kate Bingham, kryetare e Taskforcës për Vaksina, në Qeverinë e Britanisë, ka thënë: “Fakti se kemi shumë kandidatë premtues, tregon për lëvizjen në një tempo të paparë që po bëhet. Por bëjë thirrje të mos jemi tejet optimist”.