Ekonomia Online
FUNDIT

Britania gjendje emergjence, mbretëresha shfaqet për herë të parë dhe pa maskë

Britania gjendje emergjence, mbretëresha shfaqet për herë të parë dhe pa maskë

Mbretëresha Elisabeth II ka bërë daljen e saj të parë publike që prej muajit mars, kur edhe filloi pandemia në Britani. Monarkja 96 vjeçare tërhoqi vëmendjen me lëvizjen e saj pa maskë në mes të një gjendje emergjence për Anglinë. Ajo shoqërohej nga nipi i saj Princ William në një takim zyrtar. Asnjëri prej tyre […]

Mbretëresha Elisabeth II ka bërë daljen e saj të parë publike që prej muajit mars, kur edhe filloi pandemia në Britani.

Monarkja 96 vjeçare tërhoqi vëmendjen me lëvizjen e saj pa maskë në mes të një gjendje emergjence për Anglinë.

Ajo shoqërohej nga nipi i saj Princ William në një takim zyrtar.

Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë, duke mos respektuar këtu masat e rrepta që shteti ishullor ka marrë ditët e fundit për të shmangur një valë të dytë virusi.

Pallati Mbretëror qartësoi që mbretëresha vendosi të mos pajiset me maskë pas konsultimeve me mjekët e saj.

Që prej marsit Mbretëresha Elisabeth është marrë online me detyrat e saj për shkak të frikës nga një infektim i mundshëm.

Familja mbretërore u prek që në fillim nga Covid-19, pasi Princi Charles, djali i saj rezultoi pozitiv.

Të ngjashme