Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 260 persona vdiqën nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuara. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i përhapjes.
Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe njoftoi se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 1019.
Deri më tani, në këtë shtet janë infektuar mbi 17 mijë persona, ndërsa 103 mijë janë testuar, por kanë rezultuar negativë, shkruan “Metro UK”.
Të premten, kryeministri Boris Johnson njoftoi se është infektuar me coronavirus. Disa orë më vonë, të njëjtën gjë e konfirmoi edhe ministri i shëndetësisë.
Britania është një ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve dhe viktimave të coronavirusit ditëve të fundit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.